Sot kanë nisur fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë për në Madrid.
Çdo të martë, të enjte e të diel nga Madridi në Tiranë dhe anasjelltas, me një kapacitet rreth 30 mijë pasagjerë për sezonin veror, “Iberia” do të ofrojë më shumë mundësi për vizitorët spanjollë, që janë ndër grupet e turistëve me rritjen më të shpejtë dhe e vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit”.
Kjo kompani i shtohet kompanive të tjera të cilat ofrojnë mundësi për qytetarët që të arrijnë destinacione të reja.
Lajmi për nisjen e fluturimeve është ndarë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në facebook.