DURANA Tech Park, teknoparku i parë do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, ka deklaruar ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e biznesit Delina Ibrahimaj.
Në këtë takim proaktiv me grupet e interesit, bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të AIC, znj. Elira Kokona dhe zv. Ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Yzeiraj dhe z. Duma, u përçua një thirrje drejtuar bizneseve, që ta përdorin këtë instrument në shërbim të nevojave të tyre për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri më të lartë.
“Thirrja është e hapur, ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë. Së bashku synojmë të zgjerojmë këtë nismë duke e shtrirë në zona të tjera në vend” thotë ministrja Ibrahimaj .