Në fjalimin e saj ditën e sotme në parlament ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi se është hapësira buxhetore për të përballuar rritjen e pagave.
“Sot ekonomia ecën me hapoa të shëndoshë dhe ne kemi hapësirën buxhetore për të përballuar pagat. Me përcaktimin e pagës së presidentit si më e lartë nga 257 mijë Lekë, do të shkojë në 425 mijë Lekë në muaj ose 65.3% më shumë. Paga e Presidentit nga viti 2013 nuk ka ndryshuar. Synojmë të përmirësojmë hiearkinë e pagave në administratë që të mbajmë personat e kualifikuar. Duhet që reforma të krijojë rritje të pagës për rritje të kompleksitetit të punës dhe përgjegjësitë. Pagë më e mirë dhe do të presim punë më të mire”.
Sipas saj përfitues janë mbi 130 mijë punonjës.
“Efekti financiar i kësaj reforme pasi ajo të implementohet si e tërë është 39 miliardë Lekë nominale. Janë mbi 130 mijë punonjës që do të përfitojnë nga kjo reformë në të gjitha qelizat e administratës shtetërore. Ky është ndryshimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë i politikës buxhetore dhe fiskale, ndryshim historik që e sjell politikën buxhetore më shumë para qytetarëve” tha Ibrahimaj para deputetëve.