Rënia e euros ka ndikuar në uljen e borxhit publik. Kështu deklaroi në një konferencë për mediat ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj e cila beri një bilanc të ekonomisë për tre muajt e parë të vitit.
“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro. Kursi i euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik”, tha ministrja.
Në vlerësimin e kreu të financave shqiptare Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin e inflacionit më të ulët në rajon dhe nën mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.
“Për sa i përket inflacionit, për vitin 2022 ai llogaritet 6.7 %, ndjeshëm më i ulët se inflacioni i vendeve të rajonit apo mesatares së BE-së. Nga tetori kemi parë një rënie të inflacionit dhe për të arritur në 5.3 % në muajin mars. Mesatarja e tremujoit të parë të këtij viti është 6.5 %”, deklaroi Brahimaj.
Në konferencë Ibrahimaj nënvizoi edhe rritjen e sektorit të ndërtimit , prodhimit dhe tregtisë.