INDI- Nga data 22 korrik Banka Qendrore e Indisë ka ndaluar Mastercard që të shpërndajë kartat për klientët e saj pasi e akuzon për shkeljen ligjit për ruajtjen e të dhënve të klientëve.
Sipas deklaratës së bërë nga autoritetet e Bankës Qendrore thuhet se Mastercard nuk i plotëson rregullat për të ruajtur të dhënat e klientëve indianë.
Vendimi i marrë nga Banka e Indisë nuk do të ketë asnjë ndikim te klientët ekzistues të Mastercard, por vetëm do të ndalohet dhënia e kartava të reja. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kompania e Mastercard.
BURIMI: Reuters