“Në Panairin e Tekstileve të Stambollit me 45 Sipërmarrës Shqiptar për të mbëshetur industrinë e tekstileve!
Takime të shumta B2B dhe vizitat në fabrika të mëdha me potencial bashkëpunimi, janë një hap i rëndësishëm për gjetjen e lëndëve të para dhe kalimin në produkt me cikël të mbyllur në një të ardhme të shpejt të kësaj industrie”, shkruan në facebook ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.
Sipas saj vëmendja do të jetë e përqendruar në ndihmë të kësaj industrie ku është vënë në dispozicion një instrument i Garancisë Sovrane për sipërmarrjet që investojnë në këtë sektor për të shtuar produktivitetin dhe për të zvogëluar varësinë nga forca punëtore, për rritjen e kapaciteteve për ciklin e prodhimit të tekstileve.
Po ashtu në bashkëpunim me kompanitë fason do të krijohet një ofertë e plotë për prodhuesit që operojnë jashtë vendit.