Gjatë sezonit turistik vendi ynë ndjen shumë nevojën për kuzhinierë dhe kamarierë të mirëfilltë. Për tju përgjigjur këtyre kërkesave INSTITUTI KULINAR EDART ofron një sërë kursesh.
Stafi i INSTITUTI KULINAR EDART tregojnë për Probizz.al se si operon me studentët, praktikën dhe përgatitja për tregun e punës.
A keni kërkesa më të larta për regjistrime duke qenë se edhe bizneset e turizmit po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore?
Kërkesa për regjistrim në INSTITUTIN KULINAR EDART kemi pasur që në momentin e hapjes. Nevoja për përvetësimin e këtij zanati kaq të dashur dhe për çertifikim të njohur si brenda dhe jashtë vendit ka bërë që kërkesa të ketë gjithmonë si nga femrat edhe nga meshkujt të moshave të ndryshme.
Sa e mjaftueshme është një praktikë tre mujore për të dalë në tregun e punës p.sh si kuzhinier?
Bazat e kuzhinës si dhe për përvetësimin e edukatës së kuzhinës është mëse e mjaftueshme
Apo nevojitet një kohë më e gjatë që të marrësh titullin chef?
Me pasion dhe punë e arrin gjithmonë atë që kërkon
Ku konsiston praktika? Çfare i ofrohet konkretisht nje kursanti ne Institutin Edart?
Që në momentin e regjistrimit kursantit i ofrohet akomodimi nëse ështv nga rrethet. Më pas uniforma e personalizuar nga INSTITUTI KULINAR EDART. Praktika është individuale dhe jepet nga mësues me përvojë të fushës.
Për cilin kurs ka preferenca më të mëdha?
Në INSTITUTIN KULINAR EDART kemi kurset si pastiçeri, recepsion, kamarier, sommelier, por më të kerkuara janë ai i kuzhinës dhe i picerisë.
A keni marreveshje me bizneset në vend për të siguruar punësimin dhe si veprohet ?
Siç e përmenda çertifikata është e njohur brënda dhe jashtë vendit. Kursantët janë të gatshëm profesionalisht për tregun e punës. Marrëveshje sigurisht që kemi me bizneset për punësim, madje disa nga studentët i kemi punësuar pranë Hotel Edart.
Çfare risish keni sjellë si Institut sa u përket mësimdhënies këtë vit?
Si gjithmonë sistemi dual gjerman teori dhe praktike që jepen nga mësues me përvojë shumë vjeçare si dhe nga profesionist të fushave. Receta të reja dhe trendet e fundit të pjatave do të jenë pika kyçe në këtë vit.