Nisin punimet e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës e cila do të kenë një ndërtesë të re.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë foto nga projekti i godinës së këtij fakulteti.
Një investim që përfshin ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.
Fakulteti i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” synon krijimin e një sistemi modern dhe cilësor të arsimit profesional në vend.
Një sistem i tillë kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale së të rinjve, nëpërmjet ofrimit të kualifikimeve profesionale duke pasur parasysh edhe kërkesat që janë në treg.