Rafting është një nga sportet në natyrë që preferohet nga udhëtarët në mjedise natyrore të egra dhe të paprekura, ku mund të përjetoni një aventurë të vërtetë përgjatë ujit.
Pasi t’i shihni këto vende do e keni të vështirë të zgjidhni se cilin do vizitoni më parë.
Lumi Cetina, Kroaci
104 km i gjatë,është vendi ku lindi 20 vite më parë ky sport i njohur në Kroaci. Rrjedh midis shkëmbinjve të thepisur, kanioneve, bimësisë së dendur dhe shpellave misterioze.
Kanioni Tara, Mali i Zi
Kanioni më i gjatë në botë i cili bën pjesë në Trashëgiminë e UNESCO-s. Ju mund të bëni rafting në dy pjesë të lumit – në pjesën e sipërme, e gjatë 70 km dhe brenda kufijve të Parkut Kombëtar Durmitor, dhe në pjesën e ulët dhe më e famshme, e gjatë 18 km, e cila fillon në Brstanovica dhe përfundon në Scepan Polje.
Soča Valley, Slloveni
Duke nisur nga Bovec, qytet malor në rrëzë të Parkut Kombëtar të Triglav, i vetmi park kombëtar në Slloveni. Mund të bëni rafting përgjatë luginës së lumit Soča dhe të shijoni pamjet e mrekullueshme të këtij vendi.
Lumi Noce, Trentino
Pothuajse 30 km të lundrueshëm, ende të paprekur, zhyten në oazin natyror të Val di Sole, një park me pesë hektarë me biodiversitet të larmishëm, me nivele të ndryshme vështirësie. Cilësohet si vendi më i mirë për të bërë rafting në Europë.
Rio Paiva, Portogali
Është një nga lumenjtë më të pastër në Europë. Itineraret e përshkueshëm janë tre dhe dallojnë për shkak të nivelit të vështirësisë. Itinerari Meitriz-Areinho, i gjatë10 km, itinerari Espiunca-Travanca dhe Vau-Espiunca i cili është më i vështirë.
Lumi Vjosa, Shqipëri
Vjosa përshkon pjesën jugore të vendit tonë dhe derdhet në Adriatik. Dy shtigje përgjatë të cilave do të ndesheni me peizazhe të paprekura, me ishujth, kanione, kalime të ngushta midis shkëmbinjve dhe harqeve prej guri.
Meteora, Greqi
“Në mes të ajrit”, njihet si një nga destinacionet më të njohura kulturore të Greqisë, dhe është një qendër e rëndësishme e Kishës Ortodokse dhe Pasuri e Njerëzimit. Dy lumenjtë Aliakmonas e Venetikos, që bashkohen rreth 50 km në veri të Meteorës, krijojnë ekosistemin ideal për të praktikuar rafting me Itinerar prej 8 km të gjatë.
Lumi Neretva, Bosnjë – Hercegovinë
Një prej lumenjve më të kthjellët në Gadishullin e Ballkanit. Rrjedha e ujit që shtrihet përgjatë 225 km, buron nga mali Zelengora dhe derdhet në Detin Adriatik.
Gole del Verdon, Francë
I krijuar nga lumi me të njëjtin emër, Verdon, që karakterizohet nga ujëra të mrekullueshëm, ngjyrat e të cilave variojnë nga e gjelbër e ndritshme deri në bruz.
Ujëvarat e Marmore, Umbria, Itali
I rrethuar nga një bimësi e harlisur, e cila në disa pjesë të sjell ndër mend vendet tropikale, lumi Nera rrjedh me vrull, mbi shkëmbinj për më shumë se 3 km si dhe njihet si ndër ujëvarat më të larta në Europë.
Český Krumlov, Republika Çeke
Qyteti i vogël i Český Krumlov,pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, përshkohet nga lumi i lundrueshëm Vltava. Mënyra më e mirë për të parë ndërtesat historike nga një këndvështrim i pazakontë dhe për t’u argëtuar kur jeni në qytet është të bëni një ekskursion rafting përgjatë lumit me shërbimin e Ontario.
Saltarios, Spanjë
Praktikohet rafting me vështirësi mesatare. Rrugëtimi, që fillon në Benameji dhe përfundon afër qytetit të Palenciana, është i gjatë 9 km dhe mosha minimale e kërkuar për të marrë pjesë është 14 vjeç.
Lumi Inn, Austri
Austria është një nga destinacionet ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të aventurave në natyrë dhe rajoni i Insbrukut është i mbresëlënës.
Këtu mund të praktikojnë rafting si fillestarët dhe profesionistët e këtij sporti: të parët duhet të drejtohen përgjatë rrjedhës së sipërme të lumit Inn, 10 km.
Rhine Anterior, Zvicër
Ofron një ndërthurje të përsosur të shtigjeve ë rrëmbyeshme, shkëmbinjve të varur, kanioneve të thella dhe tokës së pjerrët me gurë ideal për rafting, 20 kilometra midis Ilanz dhe Reichenau / Tamins, qytete të vendosura përgjatë Rhine Anterior në Zvicrën juglindore.
Lumi Belá, Sllovaki
Një lumë malor, i gjatë 22 km, që buron nga Parku Kombëtar i Maleve Tatra dhe ofron një përvojë unike për rafting në zemër të një prej parqeve natyrore më të bukura në Europën Lindore.
BURIMI: Corriere.it