Turistët nuk janë më të mirëpritur në Japoni. Të paktën në disa qytete pikoreske dhe të njohura për panoramat mbresëlënëse.
Një nga këto qytete po ngre një pengesë gjigante prej rrjete për të bllokuar një vend të njohur për selfie pranë malit Fuji
I ndodhur rrëzë shtegut Yoshida për në malin Fuji, qyteti u “pushtua” nga turistë që përpiqeshin të bënin foton perfekte të malit më të famshëm të Japonisë.
Zyrtarët e qytetit shprehen tha se ka probleme të vazhdueshme me turistët që lënë mbeturinat dhe nuk respektojnë rregullat e trafikut. Pavarësisht vendosjes së tabelave dhe sigurisë për t’i paralajmëruar, situata vazhdon të jetë e tillë.
Rrjeta, e cila është 2.5 metra e lartë dhe 20 metra e gjerë, do të vendoset në fillim të javës së ardhshme. Japonia është marrë me çështje të mbi-turizmit që nga rihapja pas pandemisë në fund të vitit 2022.
Marsi i vitit 2024 ishte muaji më i suksesshëm i turizmit në vend ndonjëherë, me më shumë se tre milionë turistë të huaj që hynë në vend. Shumë prej tyre drejtohen drejt malit Fuji, një ikonë e Japonisë dhe një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke lënë mbeturina dhe duke shkaktuar erozion gjatë rrugës.
Turizmi i tepërt – dhe të gjitha pasojat e tij si plehrat, rritja e emetimeve të CO2 dhe alpinistët e pamatur – është problemi më i madh me të cilin përballet mali Fuji. Madje, disa vendas i kanë vënë nofkën malit 3776 metra, Fuji-san, ‘mali i plehrave’ në japonisht.
Marrë nga Scan