Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po përjetojnë kohë të bukura. Mes çiftit ka patur debate dhe një burim i afërt thotë se ata po qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Sipas burimeve Lopez dhe Affleck po i japin kohë njëri-tjetrit për të vendosur nëse duan të ribashkohen apo jo .
Çifti u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh.
Gjithashtu një problem tjetër që ka lindur mes tyre është rezidenca luksoze në të cilën po jetojnë ku qiraja arrin në 100 mijë dollarë në muaj.
Kështu që nuk përjashtohet mundësia që një divorc të jetë fundi i kësaj historie.