Ngjarjet më të rëndësishme të jetës janë momente që mbeten në mendjen tonë përgjithmonë, por kur përjetësohen në një foto është akoma më magjike. Jo në çdo rast përshtatemi ose kemi kimi me aparatin profesional. Elda Shehi (Studio) siguron rehatinë përpara shkepjes së një kujtimi të bukur. Pasioni i saj nisi para disa vitesh dhe në një intervistë eskluzive për Probizz.al ajo tha se përveç fotove individuale, atyre familjare tani bashkëpunon edhe me biznese për të promovuar produkte të ndryshme.
Muaji i festave dhe i ruajtjes së kujtimeve, sa interes pati për setet e fotove familjare dhe jo vetëm?
Çdo vit e më shumë rritet interesi për të bërë sete familjare gjatë periudhës së festave, kjo sepse skenografitë e ndryshme japin hapësirën për sa më shumë ide fotosh, duke të dhënë mundësinë të krijosh një album brenda pak minutave.
Çfarë ofron studio juaj?
Studio Elda Shehi ofron të gjitha shërbimet e fotografisë, duke nisur që nga setet në studio me tema nga më të ndryshmet, por ofrojmë gjithashtu sete në outdoor. Këtu përfshihen setet e eventeve ditëlindje, fejesa, dasma etj. Gjithashtu ofrohet dhe shërbimi i videos.
Çfarë paketash ofroni për klientët?
Një shërbim që është shtuar së fundmi është dhe fotografimi i produkteve. Për çdo klient që ka një biznes dhe dëshiron që të reklamojë me profesionalizëm biznesin ne ofrojmë fotografimin e produkteve në studio, por edhe në ambjentet e biznesit.
Prej sa vitesh merreni me këtë profesion?
Ajo që për mua dikur ishte thjesht një pasion u kthye në profesion tashmë prej 5 vitesh
Si e shikoni interesin e qytetarëve për të patur kujtimet e tyre me anë të fotografisë në kohën e përhapjes së teknologjisë ku fotot janë bërë një gjë mëse e zakonshme me telefonat celular?
Edhe pse teknologjia e smartphonëve po zhvillohet çdo herë e më shumë, gjë që ju lejon qytetarëve që të bëjnë foto cilësore, gjithsesi interesi për fotografinë profesionale mbetet në rritje. Kjo pasi aparati profesional mbetet ende i paarritshëm nga kamera e thjeshtë e telefonit, por edhe sepse qëndrimi përpara aparatit dhe fotografit që ka një sy detajist dhe nxjerr në pah më të mirën e çdo klienti, bën që klientët t’i besojnë çdo herë e më shumë studiove momentet më të bukura.
Një mesazh për qytetarët përse t’ju zgjedhin juve?
Fotografia për mua është art, është frymëzim, dhe këtë gjë unë mundohem ta përcjell në çdo shkrepje. Ajo që unë përpiqem të transmetoj tek çdo klient është rehatia, ti bëj të ndihen sa më komod përpara aparatit dhe vetëm në këtë mënyrë mund të realizojmë një punë perfekte! Unë nuk jam thjesht ajo fotografja që bën disa shkrepje dhe ju dërgon fotot, unë arrij të kem një bashkëpunim të mrekullueshëm me çdo klient për të kënaqur çdo kërkëse, që t’i bëjmë fotot një kujtim të gëzuar!
Një mesazh për qytetarët për rëndësinë e memorizimit të kutimeve nëpërmjet aparatit?
Mesazhi im është shumë i thjeshtë, përjetësimi i një çasti ndodh vetëm më anë të fotografisë. Besojini momentet më të veçanta profesionistëve që sa herë t’u riktheheni atyre fotove, t’ju risjellin gjithmonë ndjesinë magjike të kujtimeve tuaja më të bukura!