“TEA 2.0”, është Platforma e dedikuar Kombëtare e Turizmit, e lançuar sot nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e koordinatorit kombëtar, në bashkërendim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, si një inovacion i rëndësishëm në fushën e zhvillimit të turizmit, e cila do të mundësojë marketimin dhe promovimin e produktit turistik në të gjithë dimensionet e saj, nëpërmjet zhvillimit të eventeve tradicionale dhe inovative, duke motivuar pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e destinacioneve turistike në nivel kombëtar.
Në ceremoninë e prezantimit të platformës së re ishte edhe kryeministri Rama i cili tha se teknologjia do të vijojë ta pasurojë më tej këtë mënyrë promovimi të turizmit, me opsione të reja, në mënyrë që turistët të kenë një përvojë sa më të plotë të vizitës së tyre në vendin tonë
“Vitin 2030, e shohim si një pikë, ku jo vetëm transformimi deritanishëm i vendit do të bëhet i pakthyeshëm, po ku Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit.” – u shpreh kryeministri Rama .