Këto kanione ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen. Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve.
Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat, në stinën e nxehtë përdoren për t’u larë dhe për të bërë banjo dielli. Ndërsa për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit, duke qenë se ato ndodhen poshtë saj në lumin Erzen. Lumi i Erzenit është i gjatë 108 km, me prurje rreth 102 l/sek. Kanionet e Erzenit janë një zgjedhje e mirë për çdo shpirt aventurier. Natyra e tyre ka menduar për gjithçka.