Kantina Herta nuk është thjesht çështje e një produkti të mirë por e një filozofie që shkon drejt shijimit të natyrës, peisazhit, ushqimeve të pastra pranë natyrës. E vendosur në një zonë mjaft të bukur të Durrësit, rrugës që ju çon për tek Gjiri i Lalëzit dhe Kepi i Rodonit, pranë liqeneve-rezervuare të Karrecit, ambientet rreth kantinës ju ofrojnë mundësinë ideale për të shijuar një gotë verë në natyrë, shoqëruar me produktet e shijshme të zonës.
Agroturizmi është prioritet për një vend mesdhetar si i yni, ku prodhimi i verës dhe vreshtat kanë filluar që në lashtësi. Kështu, së bashku me traditën, përdorimi i teknologjisë italiane “Della Tofolla” i ka dhënë mundësinë Kantinës Hera të prodhojë verëra të cilësisë së lartë dhe të jetë një konkurruese e denjë në tregun e verërave shqiptare, duke eksportuar kështu edhe jashtë vendit, në disa vende të Ballkanit si Mali i Zi, Maqedoni, gjithashtu në ShBA dhe në Hollandë.
Me llojet e kultivarëve që ato kanë, duke filluar nga kultivarët autoktonë, Sheshi i Bardhë, Sheshi i Zi, Kabërnet, Trebiano, Merlot kanë krijuar mundësinë e prodhimit të produkteve mjaft interesante siç janë: “Bukuroshja e Maminasit”, “Merlot Dyrrah”, “Kabërnet Savinjon”, “Merlot Trebiano” etj.
Kantina Herta, kantina e familjes Hamdi Osmani që nisi prodhimin pasi kishte krijuar një sipërfaqe prej vetëm 4,5 hektarësh vresht, me dëshirën dhe pasionin për vreshtarinë, për verën dhe për rakinë, dhe me punën e madhe e ka çuar këtë sipërfaqe deri në 10 hektarë. Ndërsa tani, duke shfrytëzuar zonën dhe peisazhin e bukur që ata kanë rreth vreshtave, ata i japin mundësinë konsumatorit të vizitojë dhe të provojë verat plot shije në restorantin dhe vinotekën e hapur prej dy vitesh./ProBizz.al/