Aty ku tradita takon shijen, “Turi i Verës” një nga 3 produktet turistike të modelit pilot “Turet Agroturistike,” ofron një mënyrë të re për të përjetuar Shqipërinë , duke degustuar verën shqiptare dhe mësuar rreth proceseve të saj. Kështu shkruan në një postim në faceboook ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj duke njoftuar projektin e ri. Nga fermerët që kultivojnë varietetet vendase të rrushit, deri te teknikat e prodhimit dhe ruajtjes që e bëjnë verën cilësore.
Gjatë turit, u vizituan kantinat “Çobo,” “Pupa” dhe “Agroturizëm Alpeta and Winery”. Turi do të jetë së shpejti gati për të gjithë, në zonat ku prodhohet vera e varietetit ‘kallmet,’ ‘shesh,’ dhe në zonën Fier – Berat.
Të gjitha turet do të jenë pjesë e aplikacionit te Agroturizmit si edhe në paketat e shume operatorëve turistikë”, bën me dije MBZHR-ja.