Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza” është vendosur kioska e re e vetëshërbimit nga IPORT, e cila iu vjen në ndihmë udhëtarëve të marrin shumë shpejt kartën e tyre të imbarkimit.
TIA informon se udhëtarët duhet të skanojnë pasaportën e tyre dhe menjëherë marrin kartën e imbarkimit, duke e bërë përvojën e udhëtimit më të shpejtë dhe më të thjeshtë.
Kjo teknologji e re e thjeshton procesin e check-in, redukton kohën e pritjes dhe rrit komoditetin për pasagjerët.
TIA, informon se është e përkushtuar për të implementuar teknologji moderne për të përmirësuar operacionet dhe për të siguruar një udhëtim të qetë për të gjithë pasagjerët.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njohur këtë vit flukse pasagjerësh për shkak të ardhjes së turistëve në vend.