Që nesër do të fillojë të nxirret në treg kartmonedha 10’000 lekëshe me portretin e Asdrenit.
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se prezantimi i dy prerjeve të kartomonedhave, përkatësisht 1’000 lekë dhe 10’000 lekë do të bëhet nesër në orën 11:00 më 15 qershor.
“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1’000 Lekë dhe 10’000 Lekë”,-njoftoi Banka e Shqipërisë./ProBizz.al/