Përmbytjet e Evropës: Më shumë se 100 të vdekur në të gjithë Gjermaninë dhe Belgjikën si dhe qindra të zhdukur nga shiu I rrëmbyeshëm
Shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje ka lënë më shumë se 100 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur në Evropën perëndimore, me Gjermaninë që mban barrën e katastrofës më të keqe natyrore në kujtesën e gjallë.
Të paktën 50 njerëz kanë vdekur në Rhineland-Palatinate të Gjermanisë, nëntë prej të cilëve po jetonin në një strukturë për ndihmë për njerëzit me aftësi të kufizuara. 43 njerëz kanë vdekur në Nordrhein-Ëestfalen, sipas autoriteteve lokale të cilët thonë se numri mund të rritet më tej.
Në Belgjikë raportohet se 12 persona të tjerë kishin vdekur.
Franca, Hollanda dhe Zvicra gjithashtu janë goditur nga përmbytjet.
Merkel e shokuar nga ‘katastrofa’ në deklaratën e saj tha:
“Është një nga katastrofat më të këqija natyrore që Gjermania ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë qytete dhe fshatra janë përmbytur pas shiut të rrëmbyeshëm”.
Dhjetra njerëz u raportuan të zhdukur pasi disa shtëpi u shembën në fshatin Schuld në Eifel, një rajon vullkanik kodrash dhe luginave të vogla.
Shumë fshatra u shndërruan në rrënoja pasi shtëpitë e vjetra me tulla dhe dru nuk mund t’i rezistonin vërshimit të papritur të ujit, duke mbajtur shpesh pemë dhe mbeturina të tjera ndërsa derdheshin nëpër rrugë të ngushta.
BURIMI: euronews