Për disa tifozë të Anglisë do të ishte e paimagjinueshme të shikonin finalen e Euro 2024 pa një birrë në dorë, por meqë të nesërmen i pret një ditë punë, shumë do ta kalojnë me pije pa alkool.
Shitësit kanë vënë re një rritje të kërkesës për birrë pa ose me pak alkool (nolo) dhe “mocktails”, ndërsa përgatiten për festën e së dielës mbrëma.
Ndërsa besnikët e hershëm nuk pranojnë zëvendësuesimin e birrës ose të verës. Markat duke përfshirë Heineken, Peroni, Corona dhe Guinness kanë hyrë të gjitha në garë, ndërsa adhuruesit e një xhini dhe tonik mund të kenë pije alternative pa alkool nga Gordon’s dhe Tanqueray.
Waitrose thotë se shitjet e saj të birrës pa alkool janë rritur me një të tretën këtë vit, me kërkesën në rritje gjatë turneut pasi tifozët mbanin nën kontroll pijet e tyre në mesjavë.
“Me ndeshjen në mbrëmjen e së dielës, ne presim që ky trend të vazhdojë,” tha Pierpaolo Petrassi, drejtuesi i Waitrose.
Pijet “Nolo” po bëhen biznes i madh. Në krahasim me pijen tradicionale, blerësit shpenzuan më shumë se 300 milion £ për pijet nolo në supermarkete vitin e kaluar, me Lucky Saint, Heineken 0.0, Guinness 0.0 dhe Beck’s Blue ndër shitësit e mëdhenj.
“Kur u lançuam në vitin 2018, bota ishte një vend shumë ndryshe”, tha Luke Boase, themeluesi i Lucky Saint, i cili pretendon të jetë birra pa alkool më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian për Probizz.al