Kina ka bllokuar aksesimin e ChatGPT pas “frikës” se kompania amerikane do të përdorë AI për të shpërndarë propagandë online. Shumica e kompanive teknologjike në të gjithë vendin janë urdhëruar të mos ofrojnë këtë chatbot për publikun, veçanërisht kompanitë e përfshira në tregun e rrjeteve sociale.
Ky dënim vjen pasi ChatGPT kishte gjeneruar përgjigje të cilat do të censuroheshin ngaPartia Komuniste Kineze. Megjithatë, përdoruesit e kanë shumë të thjeshtë të instalojnë një VPN dhe ta aksesojnë ChatGPT me IP e një shteti tjetër.
Kina është një prej shteteve me më shumë kufizime për sa i përket internetit dhe medias, duke kontrolluar lajmet, ambientet online si dhe rrjetet sociale. ChatGPT i bashkohet shërbimeve si Facebook, Instagram, Reddit, YouTube, Wikipedia dhe disa shërbime të Google të cilat janë të bllokuara në këtë vend.
Kina “po godet” shërbimet nga SHBA me të njejtën monedhë që SHBA po godasin TikTok, me akuzat se aplikaiconi vjedh të dhënat dhe i vë ato në dispozicion të qeverisë kineze. Megjithatë me shumë mundësi dhe në Kinë do të krijohet një version i ri i ChatGPT i cili do të mund të përdoret nga qytetarët në Kinë. Alibaba dhe NetEase janë në fazat e para të zhvillimit të një chatbot të ngjashëm.
Burimi: Geek Room