Kina e ka dënuar një vendim të BE-së për të rritur tarifat për automjetet elektrike kineze.
Komisioni Evropian, tha se duke filluar nga fillimi i korrikut, do të vendosë tarifa të përkohshme që do t’i godasin prodhuesit kinezë të automjeteve me tarifa shtesë deri në 38%, nga niveli aktual prej 10 %.
Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Tregtisë, He Yadong, e kritikoi këtë veprim të enjten.
“Kjo jo vetëm që do të dëmtojë të drejtat dhe interesat legjitime të industrisë së automjeteve elektrike të Kinës, do të prishë bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës në automjetet e reja të energjisë, por gjithashtu do të ndikojë në industrinë globale të automobilave dhe zinxhirët e furnizimit, përfshirë ato të BE-së” u shpreh ai në një konferencë për shtyp.
Komisioni i BE-së deklaroi se nga një hetim që nisi vitin e kaluar zbuloi se industria kineze e automjeteve elektrike “përfiton nga subvencionimi i padrejtë, i cili po shkakton një kërcënim të dëmtimit ekonomik për prodhuesit e BE-së (makinat elektrike me bateri).
Presidenti amerikan Joe Biden vendosi së fundmi tarifa të reja të mëdha për automjetet elektrike kineze, bateritë e avancuara, çelikun, aluminin dhe pajisjet mjekësore.
Biden tha se subvencionet e qeverisë kineze sigurojnë që kompanitë e vendit të mos të nxjerrin fitim, duke u dhënë atyre një avantazh të padrejtë në tregtinë globale.
Euronews