Inflacioni mund të shkojë vetëm 2.2 % në BE vitin e ardhshëm, pavarësisht rritjes së çmimit në mallrat kryesore si nafta e papërpunuar. Parashikimet e publikuara tregojnë optimizëm në rritje për gjendjen e ekonomisë.
Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni tha në një deklaratë, se pritet rritje në 1% në të gjithë bllokun këtë vit, por shtoi se me dy luftëra që vazhdojnë rreziqet negative janë të pranishme.
Trajtimi i rritjes së çmimeve shihet si çështja numër një përpara zgjedhjeve evropiane që do të zhvillohen në qershor. Sipas një sondazhi ekskluziv të publikuar nga Euronews në mars, më shumë se dy të tretat e evropianëve thonë se duhet të jetë një prioritet.
Komisioni parashikon që inflacioni i BE-së do të bjerë në 2.7% këtë vit, pasi arriti një nivel të lartë prej rreth 10 % nga pandemia dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.
Me një rritje të parashikuar prej 1.6 % për PBB-në vitin e ardhshëm, ekonomia e BE-së parashikohet të rritet më shpejt se rivalët si Japonia dhe Britania e Madhe – por më pak mirë se SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews për Probizz.al