Sot, Komisioni Evropian miratoi një Plan të ri Rritjeje për Ballkanin Perëndimor, me synimin për të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në rajon përpara anëtarësimit, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike shumë të nevojshme. Objektivi duhet të jetë t’u mundësojë partnerëve të rrisin reformat dhe investimet për të përshpejtuar ndjeshëm shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre. Për këtë, për periudhën 2024-2027 janë propozuar 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor.
Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla, që synojnë:
Rritja e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e tregut të vetëm dhe të hapë sektorët dhe zonat përkatëse për të gjithë fqinjët e tyre në të njëjtën kohë, në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal. Sugjerohen shtatë veprime prioritare:
Lëvizja e lirë e mallrave;
Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve;
Qasja në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA);
Lehtësimi i transportit rrugor;
Integrimi dhe dekarbonizimi i tregjeve të Energjisë;
Tregu i vetëm dixhital;
Integrimi në zinxhirët e furnizimit industrial
Nxitja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat potencialisht mund të shtojnë 10% në ekonomitë e tyre;
Përshpejtimi i reformave themelore, duke përfshirë, mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal;
Rritja e asistencës financiare për të mbështetur reformat përmes një Lehtësie për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027, një propozim për një instrument të ri me vlerë 6 miliardë euro, i përbërë nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi koncesionare, me pagesë të kushtëzuar që partnerët e Ballkanit Perëndimor të përmbushin reforma specifike socio-ekonomike.
Si pjesë e Planit të Rritjes, çdo partner i Ballkanit Perëndimor do të ftohet të përgatisë një Agjendë Reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese, duke përfshirë nga Paketa vjetore e Zgjerimit dhe Programet e Reformës Ekonomike të vendeve (ERP). Kjo Agjendë Reforme do të konsultohet, vlerësohet dhe miratohet nga Komisioni.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: “Me miratimin e sotëm të planit të ri të rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, ne po i afrojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Potenciali i këtij Plani të Rritjes është i jashtëzakonshëm. Ky Plan i Rritjes mund të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Me kombinimin e tij të reformave dhe investimeve, ai do të lejojë që Ballkani Perëndimor të përfitojë së shpejti nga fushat kryesore të tregut tonë të përbashkët, duke përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zonën e pagesave në euro, transportin, energjinë dhe tregun e vetëm dixhital. ”
Hapat e ardhshëm
Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të shqyrtojnë propozimin. Pasi të miratohen, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të paraqesin axhendat e tyre individuale të reformave që parashtrojnë reformat socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin për të nxitur rritjen dhe konvergjencën sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës 2024 – 2027. Serbia dhe Kosova kanë nevojë angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë, si parakusht i nevojshëm.
Sfondi
Konvergjenca ekonomike është një element thelbësor në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Aktualisht, niveli i konvergjencës midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nuk po përparon mjaftueshëm shpejt, me GDP-në mesatare për frymë në fuqinë blerëse për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor që qëndron midis 30% dhe 50% të mesatares së BE-së.
Integrimi me tregun e vetëm të BE-së ka qenë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike për të gjitha vendet që iu bashkuan BE-së. Ndikimi pozitiv në PBB-në e një vendi dhe nivelet e të ardhurave që rrjedhin nga integrimi me tregun e vetëm të BE-së, është demonstruar qartë në të kaluarën.
Përkthyer dhe përshtatur nga Probizz.al
Burimi: Komisioni Europian