Kompania TerraPower e Bill Gates po planifikon të ndërtojë centralin e parë bërthamor të gjeneratës së ardhshme në SHBA.
Chris Levesque, CEO i TerraPower, ka thënë për Financial Times se firma e tij do të fillojë të ndërtojë në një vend pranë një uzine qymyri në Kemmerer, Wyoming në qershor
TerraPower, që mblodhi 1 miliard dollarë nga mbështetësit, do të përdorë natrium të lëngshëm në vend të ujit për të ftohur reaktorët e tij Natrium, duke i bërë ata më të lirë në funksionim.
Gates ndihmoi në themelimin e TerraPoëer në 2006 dhe ka qenë kryetar i saj që atëherë. Kompania ka thënë se qëllimi i saj është t’i sigurojë botës një formë më të përballueshme, të sigurt dhe miqësore me mjedisin të energjisë bërthamore. Reaktori i tij Natrium pritet të kushtojë 4 miliardë dollarë, me rreth gjysmën e kostos që përballohet nga Departamenti i Energjisë.
Në dhjetor 2022, TerraPoëer e shtyu nisjen e projektit të saj kryesor me të paktën dy vjet, të cilin Levesque ia atribuoi luftës në Ukrainë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times