Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për rritjen e konkurencës në sistemin bankar dhe krijimin e kushteve për kreditimin gjithëpërfshirës të ekonomisë kombëtare.
Masat me natyrë fiskale duhet domosdoshmërisht të kufizojnë edhe nxjerrjen masive të parave shqiptare në formën e dividentit nga bankat me pronarë fundorë të huaj. Vetëm nga 4 banka janë mbi 190 milionë euro të transferuara jashtë në 2022. Për sa më sipër Konfidustria përsërit kërkesën, që taksa mbi dividendin në sektoërët e rregulluar dhe të mbyllur, PPP, koncesionet, etj., përfshi sektorin bankar, të rritet të paktën deri në nivelin e 15% nga 8% të sotëm.
Banka e nivelit të dytë siguruan të ardhura rekord historik në vitin 2023 në shifrën e 280 milion euro. Një pjesë e madhe e fitimit ishte rrjedhojë e rritjes me mbi 5% të normës bazë të interesit të kredive te depozitat e qytetarëve, duke goditur rëndë kursimet e tyre. Kreditimi parazitar i sistemit bankar është përqëndruar në financimin e borxhit publik dhe sektorin e ndërtimit., që siguron fitime të mëdha.
Konfindustria vlerëson me shqetësim, se mjaft problematike është lënia tërësisht jashtë kreditimit të një numri të madh të sektorëve ekonomisë kombëtare, kryesisht bujqësisë, industrive dhe prodhimit vendor.
Bashkangjitur edhe me zhvleftësimin e fortë të monedhës Euro ndaj Lek-ut, problematikat e krediditimit mbështesin drejtëpërdrejtë importet me pasoja shkatërruese falimentimi në shkallë të gjerë për industritë dhe prodhimin vendor.
Marrë nga Businessmag