Pas kritikave të mara nga FMN dhe Komisioni Europian, qeveria tërhiqet për pikën kryesore të Korporatës së Investimeve .
Komisioni Parlamentar i ekonomisë vendosi sot që kompania publike e cila do të merret me investimet duke përfshirë dhe menaxhimin e pronave shtetërore do të zbatojë ligjin e prokurimit publik dhe do të auditohet nga KLSH.
Zv/ministri i Financave Elton Haxhi sqaroi rregullimin kryesor që I është bërë draftit. Projektligji parashikon që nësë fondet janë të buxhetit të shtetit atëhere do të zbatohet ligji shqiptar, nëse janë donatorë të huaj, do ndiqet modeli i tyre, ndërsa për fondet e përbashkëta do të zbatohet një marrëveshje.
Qellimi i korporatës së investimeve është të funksionojë si një kompani më vete e cila parashikon vënien në përdorim më efiçencë të pronave shtetërore, kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social nëpërmjet projekteve të investimit në nivel qëndror, vendor dhe rajonal.