Kredia për shtëpi mbetet produkti më i mirë për bankat në vendin tonë, pasi rezulton me rritje prej 8.7 % krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisënë fund të muajit Gusht të këtij viti portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në vlerën e rreth 176 miliardë lekëve ose rreth 1.66 miliardë euro.
Ndërsa për periudhën 8-mujore të vitit, vlera e kredisë për shtëpi arriti në mbi 30.9 miliardë lekë.
Gjithashtu bazuar në vrojtimet e Bankës së Shqipërisë rezulton se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.
Ky institucion e ka rritur vetëm njëherë normën bazë të interesit gjatë 2023 dhe aktualisht vijon të qëndroje në nivelin 3%, çka ka reflektuar norma më të ulëta interesi në produktet e tregut financiar.