Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka njoftuar se përvec masave të marra në periudhen janar-maj 2023, për vënien në gatishmëri të kanaleve kryesore ujitëse, po kryejnë monitorimin edhe gjatë javëve të fundit me temperatura të nxehta, për të vazhduar furnizimin me ujë në kapacitete maksimale të këtyre kanaleve ujitese.
Ato mundësojnë furnizimin për kanalet e dyta dhe të treta që mbulojnë me ujitje rreth 100 000 ha toka bujqësore.
Githashtu, Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë me intensitet për kryerjen e remonteve të 27 hidrovoreve si dhe pastrimin e kanaleve kryesor kullues, për të mundësuar një infrastrukturë të kullimit optimale para fillimit të sezonit me rreshje, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve.