Inflacioni vitet e fundit ka pësuar rritje më shumë tek ëmbëlsirat.
Mendoni kafen, çokollatën dhe ushqimet tuaja të preferuara.
Çmimet e mallrave janë rritur këtë vit për shkak të kufizimeve të ofertës. Kthimi i El Niño dhe perspektiva e motit më të nxehtë dhe më të thatë në vendet prodhuese tani po kërcënon të përkeqësojë furnizimin e ngushtë. Në Britaninë e madhe, shitësit me pakicë po mbyllin kafenë në kutitë e sigurisë për të parandaluar vjedhjen. Në Japoni, një gjigant I pijeve pezulloi shitjen e lëngut të portokallit Tropicana për shkak të mungesës. Dhe në Gjermani, prodhuesit e çokollatës dhe biskotave ankohen për kostot e larta të sheqerit dhe kakaos. Të gjithë konsumatorët kanë vënë re një ulje të çmimit të bukës dhe makaronave, por sheqeri, kafeja dhe ëmbëlsirat nuk priten të kenë rënie madje është parashikuar një rritje e çmimit të tyre. Çmimet e kokrrave robusta (kafe Brazil) janë rritur në nivelin e tyre më të lartë që prej të paktën 2008-es, duke i mbajtur çmimet e kafesë të larta. Ndërsa në Indonezi, eksportuesi i dytë më i madh në botë i robustës, prodhimi parashikohet të bjerë me 20 për qind. Kjo, e kombinuar me tkurrjen e rezervave në Vietnam, prodhuesi më i madh i robustës, ka të ngjarë të mbajë çmimet të larta. Për prodhuesit e çokollatës dëmi nga fenomeni El Nino gjithashtu mund të përkeqësohet. Prodhimi i kokrrave të kakaos në Afrikën Perëndimore – rajoni më i madh në rritje – mund të bjerë në sezonin e ardhshëm deri në 8 për qind për shkak të motit të pafavorshëm, sipas z. Fuad Mohammed Abubakar, kreu i kompanisë së marketingut të kakaos në Gana. Por midis artikujve të mëngjesit, lëngu i portokallit ka patur ndoshta rritjen më të lartë të çmimit pas mungesës marramendëse të furnizimit të shkaktuar nga dëmtimet nga stuhia në Florida.
Përkthyer dhe përshtatur nga “The economic Times” për Probizz.al