Maji konsiderohet si muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të lëkurës, ndaj Dr.Brunilda Bardhi PHD, Dermato Venerologe pranë Klinikës Venus flet për ProBizz.al rreth parandalimit dhe kujdesit ndaj kancerit të
lëkurës.
Referuar statistikave në Sh.B.A. melanoma prek 1 në 28 burra dhe 1 në 41 gra gjatë gjithë jetës.
Melanoma është forma më e zakonshme e kancerit për të rriturit midis moshave 25-29 vjeç dhe është forma e dytë më e zakonshme e kancerit te femrat e kësaj moshe.
Studiuesit vlerësojnë se shtretërit për nxirje mund të shkaktojnë rreth 400,000 raste të kancerit të lëkurës në SH.B.A. çdo vit!
Cilat janë shenjat e 3 formave më të zakonshme të kancerit të lëkurës dhe çfarë mund të bëni për të minimizuar rrezikun e kancerit të lëkurës.
Kanceri më i zakonshëm është kanceri Bazocelular, BCC. Duket si perlë e ngritur mbi lëkurë. Ka ngjyrën e lëkurës, ndoshta mund të ketë pak shkëlqim, mund të ketë në brendësinë e tyre enë gjaku që kalojnë nëpër të. Ky lloj kanceri shihet në fytyrë, por mund të gjendet dhe në trup dhe kjo është një nga format më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Zakonisht nuk është vdekjeprurës, sidomos nëse kapet herët.
Forma e dytë është kanceri Skuamoz, zakonisht është pak më tepër agresiv dhe zakonisht kur e prek me dore ka luspëzime dhe nëse e heq atë me dorë, mund të gjakoset.
Forma më agresive, e cila është gjithashtu vdekjeprurëse është Melanoma. Ajo përbën vetëm 2% të kancereve, por që është përgjegjëse për 75% të vdekjeve nga kanceri i lëkurës. Melanoma papritur mund të shfaqet si një njollë kafe e errët. Zakonisht njerëzit që mund të kenë patur një nishan prej kohësh, të cilin e referojnë dhe thonë që nuk i shqetëson, mund të bëhet një Melanome. Prandaj kur ju shikoni një nishan duhet t’i referoheni rregullit ABCDE.
A – asimetri, kur gjysma e një nishani është e ndryshme nga gjysma tjetër.
B – border, i cili duhet të jetë i qartë dhe pa ndërprerje.
C – colori, nëse ka kolore apo formë që ka ndryshuar atëherë kjo duhet të jetë një këmbane alarmi e nje forme pre-kanceroze apo Melanome.
D – diametrik, i cili nëse është më i madh se 6 mm apo sa goma e një lapsi.
E – evolucioni, i cili është i rëndësishëm të ndiqet në ecuri.
Nëse ka ndonjë nga këto shenja, të cilat janë të dyshimta, atëherë duhet t’i drejtoheni patjetër mjekut.
Gjërat që duhet të bëni për parandalimin e kancerit të lëkurës:
- Vendosni krem dielli.
- Përdorni veshje mbrojtëse.
- Bëni vetëekzaminim çdo muaj.
- Shmangni shtratin e bronzaturës.
Duke qenë se djegiet e lëkurës e dyfishojnë riskun për kancer lëkure duhet të merren masa për të mbrojtur lëkurën. E rëndësishme është vënia e një kremi me SPF 30 ose më shumë, e cila është me minerale dhe në përmbajtje të saj ka oksid zinku. Është shumë e rëndësishme riaplikimi i kremit çdo dy orë.
Pse është e rëndësishme kapelja me brima? Edhe pse kapelja krijon hije, dielli përsëri depërton rreth 50%, prandaj duhet të përdorni kremin e diellit.
Mos harroni të mbroni sytë, pasi mund të krijohet dhe melanoma okulare, si rrjedhojë e ekspozimit kronik në diell.
Nga studimet e fundit është parë se përdorimi i nikotinamidit, i cili është Vit B3 ul riskun sidomos për BCC me 23%.
Edhe në rastet kur ka re apo ditë me shi, përsëri 50% e rrezatimit depërton, prandaj duhet të jeni të kujdësshëm dhe të ndiqni këshillat e dermatologut.
Ekzaminohu në kohë, shpëto jetë!/ProBizz.al/