Premiera e epikës së re të Marvel, The Eternals u zhvillua të dielën.
Ikona 46-vjeçare e Hollywood-it, Angelina Jolie doli në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Romë me një fustan të argjendtë të Atelier Versace. Njerëzit në vend të kësaj, u tërhoqën nga flokët e saj që nuk dukeshin aspak të duhura.
Zgjatimet e flokëve të Jolie-t ishin pak të zhveshura dhe nuk përziheshin me pjesën tjetër të flokëve të saj. Kjo shkaktoi pak “dhimbje për sytë e shikuesve”.
Shumë fansa shprehën konfuzionin e tyre për flokët e Jolie-t. Disa bënë thirrje që kushdo që ishte përgjegjës për mosfunksionimin të pushohej nga puna.
Në një story në Instagramit të shpërndarë të dielën mbrëma, personaliteti televiziv amerikan dhe blogerja e modës Stassi Schroeder shkroi: “Para se të them natën e mirë, do të doja të dija se kush vendosi t’i jepte kësaj mbretëreshe flokë extensions të papërziera. Ajo që unë me të vërtetë po pyes është se kush është shkarkuar tani nga detyra.”
Pavarësisht, ajo është ende Angelina Jolie. Nëse dikush mund të bëjë një model flokësh të tillë, ndoshta është ajo.
Jolie bën debutimin e saj në The Eternals si Thena, një luftëtare elitare dhe anëtare e një race të pavdekshme alienësh. Ata kanë jetuar fshehurazi në Tokë për mijëra vjet dhe ribashkohen për të mbrojtur planetin nga Deviantët.
Filmi, i drejtuar nga regjizorja fituese e Oskarit, Chloe Zhao, deri më tani ka marrë vlerësime të ndryshme me disa kritikë që e kanë quajtur atë “zhgënjyes” dhe “një rrëmujë”.
Burimi: The Independent