E konsideruar si vendi më i mbyllur gjatë periudhës komuniste, në juglindje të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria po shfaqet në turizmin ndërkombëtar si “Karaibe e Evropës”, shkruan revista “La nacion”.
Ndërkohë që agjencitë turistike po e ofrojnë gjithnjë e më shumë, Shqipëria po konsolidohet si destinacioni i zgjedhur nga mijëra udhëtarë nga e gjithë bota që shkojnë gjithnjë e më shumë atje për të zbuluar plazhet e saj të ëndrrave.
Më tej në La Nacion thuhet “Shqipëria është një vend i vogël me brigje në detet Adriatik dhe Jon. Shumë i krahasojnë plazhet e tij me me ujërat e pastër kristal nga Republika Domenikane, Kuba apo Meksika. Po ashtu aty gjenden alpet shqiptarë , zona arkeologjike, kështjella dhe qytete antike plot histori.
Qoftë për të gërmuar në histori përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë ose për të pushuar në një nga plazhet e rivierës shqiptare, koha më e mirë për të vizituar është midis majit dhe shtatorit”. Sipas të dhënave të publikuara në platformën kiwi.com, bazuar në rezervimet e bëra muajt e fundit, për udhëtimet gjatë verës 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, Shqipëria ka zgjuar shumë interes për udhëtarët.