Projektligji “Taksa e Pasurisë”, është nxjerrë për konsultim publik në portalin https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/648. Kjo është bërë e ditur në një status në rrjetet sociale nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj .
Ajo ka ftuar të interesuarit të japin sugjerimet e tyre mbi këtë projektligj deri në 31 Gusht 2023 në portalin e konsultimit publik. “Jemi duke ndërmarrë një reformë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare për taksimin e pasurisë së paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut. Kuadri i ri ligjor do të sigurojë zbatimin e taksimit sa më të drejtë, efektiv dhe transparent, si dhe do të garantojë kthimin e saj në burimin kryesor të të ardhurave të veta për njësitë e vetëqeverisjes vendore” tha ministrja.
Ibrahimaj shkruan se projektligji parashikon që të përjashtohen disa kategori të ndryshmë grupesh sociale dhe tipologji pronash.