Që prej korrikut të 2019 Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
Një ndër liqenet me të vjetra dhe më të thella në botë, dëshmi e vendbanimeve të hershme, me një peisazh katërstinor, varkat valëzonjëse dhe një prej liqeneve me diversitetin më të madh në botë, tashmë sjell miliona vizitorë nga e gjithë bota, duke tërhequr vëmendjen e shumëkujt që viziton Shqipërinë.
Në këtë përvjetor është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së këtij thesari natyror dhe kulturor. Këto përpjekje janë thelbësore për të siguruar që brezat e ardhshëm të mund të shijojnë dhe të mësojnë nga ky vend i “magjik”.