Shtëpia e famshme e modës Louis Vuttion mahniti të pranishmit me koleksionin e vjeshtës në Korenë e Jugut. Modelet ecën në urën Jamsu 795 metra që përshkon lumin Han të veshura me dizajne sportive, dhe veshje ekstravagante.
Modelet ecën në urën 795 metra , ku trafiku u ndal për 24 orë, të veshura me dizajne sportive me modele gjeometrike të dizajnuara nga Nicolas Ghesquière, drejtor artistik i koleksioneve të grave në Louis Vuitton.
Mediat e huaja shkruajne se pjesë e koleksionit ishin gjithashtu edhe minifunde me ngjyra të ndezura, këpucë të larta dhe kostume me vija. Muzika tradicionale koreane u përzie me pjesë bashkëkohore duke shkuar kështu në koherencë të plotë edhe me temën e koleksonit.
Ashtu si shtëpitë e tjera luksoze evropiane, duke përfshirë Dior dhe Valentino, Vuitton është përpjekur të përdorë popullaritetin global dhe tërheqjen e yjeve të K-pop-it, duke i quajtur ata si ambasadorë që veshin dhe promovojnë rrobat e tyre. Njerëzit në Korenë e Jugut janë bërë shpenzuesit më të mëdhenj në botë për frymë në mallra luksoze.