Emri “Luçiano” nuk duhet t’ju kujtojë vetëm restorantin e famshëm në Dhërmi, por ka edhe një element tjetër që sot e bën Luçianon po aq të njohur tek qytetarët. Vaji i ullirit premium që ofron për qytetarët.
E pozicionuar në zonën e Dukatit, “Luçiano Olive Oil” është themeluar në vitin 2009 dhe prej atij viti ofron vaj ulliri me cilësinë më të lartë për konsumatorët.
Për Probizz.al themelues të kompanisë tregojnë se deri në vitin 2017, në kompani është punuar me tekneologji jo shumë të përshtatshme për kohën, por sot kompania gëzon standarde bashkëkohore.
Në vitin 2018 është një investim prej 280.000 eurosh me teknologji italiane. Kapacitetet përpunuese janë 3 ton për orë ose 3000 kg në orë. Sot fabrika “Luçiano Olive Oil” është një nga katër fabrikat më të reja në Shqipëri me teknologjinë më moderne.
I gjithë përpunimi i ullirit bëhet me teknologji Cold Pressed, përpunim me ujë të ftohtë.
Por cfarë e bën Vajin e Ullirit Luçiano kaq të veçantë?
Ullishtaria ndodhet në zonën e Dukatit, ndërsa fabrika ndodhet fare pranë me në një nga zonat më të veçanta sa i përket ullinjëve në republikën e Shqipërisë.
Klientela është nga zonat e Kaninës, dhe ullinjtë që sjellin vijnë nga ullishte 400 deri në 500 vjecare.
Ajo që e ruan më shumë origjinalitetin e vajit të prodhuar këtu është pikërisht operimi me makineri moderne dhe përftimi i vajit nga ullinj shumë vjecarë të vjetër nga zona e Kaninës të cilët dallojnë për vajin biologjik, të njohur si Extra Virgin.
Në përgjithësi zona e Dukatit dallon për ullishtari të reja dhe është në fazën e hyrjes në prodhim, por fabrika “Luçiano Olive Oil” prodhimin kryesor e ka nga zonat me ullishtari të vjetër si Radhimë, Kaninë dhe Dhërmi.
Në një sezon në kompani përpunohen afro 600 ton ullinj.
Tashmë ka nisur sezoni i prodhimit të Vajit të Ullirit dhe “Luçiano Olive Oil” pret çdo ditë kërkesat e klientëvë për vaj premium duke garantuar cilësi dhe siguri për të gjithë konsumatorët./ProBizz.al