Madonna po kritikohet ashpër për fotot “e rënda dhe të papërshtatshme” që rikrijojnë skenën e vdekjes së Marilyn Monroe në 1962 për një sesion të ri fotografik.
“Për disa arsye morbide dhe të frikshme, Madonna vendos të rikrijojë shtratin e vdekjes së Marilyn Monroe,” shkroi një nga shumë kritikët që kundërshtuan fotografitë, ndërsa një tjetër tha: “Juck. E pahijshme dhe e papërshtatshme.”
Në foton e saj të re të kopertinës së revistës V të realizuara nga fotografi Steven Klein, 63-vjeçarja mban unaza të ngjashme me stilin e Marilyn dhe qëndron e shtrirë në një shtrat, pranë të cilit ndodhen disa pilula me recetë.
Seti u frymëzua nga “The Last Sitting” i Bert Stern, fotosesioni i fundit i Monroe, vetëm gjashtë javë para vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare.
Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nga një mbidozë pilulash me recetë më 4 gusht 1962.
Pamja në fjalë tregon artisten “Like A Virgin” e shtrirë me fytyrën poshtë në një dyshek duke ekspozuar pjesën e poshtme të saj, ndërsa në një foto tjetër, shishet e pilulave me recetë shihen në komodinën e saj.
Fotografi Klein pretendon se fotografimi ka të bëjë më pak me Marilyn-in dhe më shumë për aftësinë e saj për të shfaqur emocion përmes lenteve, gjë që ai po përpiqej të kapte.
Burimi: Page Six