Projektet në fushën e energjisë, transportit , turizmit apo edhe për lumin Buna janë disa nga angazhimet e ndërmarra nga qeveria e Malit të Zi në bashkëpunim me atë shqiptare.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ku u diskutua për ecurinë e ketyre investimeve të përbashkëta.
Mete mori pjesë në ministerialin e Shkupit ku u prezantua nga Komisioni Evropian, Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.