Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale shkruan se numri i regjistrimeve të elementeve të trashëgimisë kulturore jomateriale gjatë vitit 2023 ka qenë 95, ndërsa në vitin 2022 vetëm 7.
“Me marrjen nën mbrojtjen e UNESCO-s të xhubletës dhe transhumancës, por edhe me shpalljen “kryevlera kombëtare” të veshjes së gruas mirditore, fyejve të Gramshit dhe valles devollite, trashëgimia jonë kulturore jomateriale po merr gjithnjë e më shumë vlerë dhe po promovohet gjithnjë e më shumë. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) po bën një punë mjaft të mirë në regjistrimin e këtyre elementeve”, shkruan Margariti.