Universiteti Bujqësor i Tiranës do t’i nënshtrohet një transformimi të thellë për të përmbushur marrëveshjen me universitetin Boku të Vjenës.
Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor: Është një përpjekje tre-vjeçare pothuajse që neve na është dashur të negociojmë, diskutojmë, të kemi një sërë shkëmbimesh me ekipin e Universitetit të Boku-së të Vjenës dhe tashmë ne jemi në fazën e fillimit të implementimit të saj. Implementim i cilki do të fillojë besoj brenda muajit Maj me firmosjen e marrëveshjes ndërmjet dy Univeristeteve tani sepse marrëveshja që u fimros në Vjenë ishte marrëveshje qeveritare.”
Një prej pikave kyçe të kësaj marrëveshjeje është rishikimi i programeve të studimit sidomos në ciklin Bachelor.
“ Do ketë një ristrukturim total dhe ku do të ketë një bashkim logjik të disa programeve Bachelor që momentalisht mbivendosen, nuk japin një qartësi të plotë të objektivave, apo të kërkesavë të të rinjve dhe të tregut shqiptarë. Qëllimi në final është që ne të kemi një riorganizim të të gjithë programeve Bachelor duke ndjekur modelin e Boku-së së Vjenës, i cili është universiteteti më i mirë sot në shkencat e jetës në Europë dhe më i rankuari në Botë. Ne pretendojmë që në harkun kohorë të 5 apo 6 viteve Universiteti Bujqësor i Tiranës të shëndërohet në një Universitet Boku të Vjenës në Tiranë. “-tha Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor
Sipas rektorit Sallaku, veç mbështetjes së qeverisë dhe fondet për t’i dhënë jetë kësaj marrëveshjeje, Universiteti plotëson edhe kriterin e stafit akademik të kualifikuar.
Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor: “Burimet njerëzore, të këtij univeristeti, janë në gjendje që jo vetëm ta impelementojnë me sukses këtë reformë, por të jenë garanci për qëndrueshmërinë e kësaj refore për 10 apo 15 vitet e ardhshme. Aktualisht ne kemi mbi 20 doktorantë që janë duke kryer PhD në universitetet më të mira europiane në Gjermani, Vjenë, Slloveni, Itali, Greqi, Kroaci që do të thotë ky kontigjent është garanci për implementimin e kësaj reforme në vitet 2030.”
Marrëveshja për transformimin e UBT mbështet me financim rreth 3 milion Euro, ku përmes programit të ndërkombëtarizimit, qeveria shqiptare do të financojë 1,9 milion Euro.
Burimi: Tv Klan News