Sot Shqipëria dhe Italia firmosën marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore .
Nënshkrimi u bë në Romë nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Hasani e cilësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali. Përfitues të kësaj marrëveshjeje janë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe italianë të cilët jetojnë në Shqipëri.
Homologu Italian është shprehur se ky ishte një rezultat i shumëpritur që kërkohej prej 15 viteve.
Një shtet tjetër të cilin Shqipëria është në proces në fushën e sigurimeve shoqërore dhe që ka rëndësi pasi atje janë shumë emigrantë shqiptarë, është Greqia.