Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së bashku me delegacionin përfaqësues nga Qeveria Japoneze dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA), kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e përfshirjes financiare dhe zhvillimit të biznesit duke fuqizuar përdorimin e instrumentave dixhital.
Ky bashkëpunim synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bizneset bujqësore, fermat familjare.
Sipas ministrisë suporti synohet të arrihet nëpërmjet:
Fuqizimit të instrumentave digjital dhe inovativ;
Ofrimit të shërbimeve jo-financiare (edukimi financiar);
Promovimit të produkteve shqiptare;
Brandimit, certifikimit dhe standartizimit të produkteve sipas standarteve evropiane
Nxitjes së zhvillimit të exporteve në tregjet e huaja
Krijimit të një cluster-i për agroturizmin, duke nxitur ekonominë rurale, tërheqjen e turistëve dhe gjenerimin e vendeve të punës.
Kjo marrëveshje do të zbatohet nëpërmjet bashkëpunimit të MEKI, FED Invest dhe JICA.