Mbërrin krocera e radhës në portin e Durrësit për muajin shtator . Një anije me turistë edhe nga kontinente të largëta si Australia, Amerika e Veriut dhe Zelanda e Re.
Në krocerën e cila është ankoruar në kalatën portuale nr .5 ndodhen 648 turistë.
Shumë nga turistët po vizitojnë sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth në Krujë dhe Tiranë.