Me Skemën Kombëtare 2024, bujqësia në serra mbështetet në vlerën 200 mijë lekë për hektar, për sipërfaqe 1 deri në 5 hektarë, por jo më shumë se dy sezone mbjellje në vit. “Për herë të parë këtë vit kemi eliminuar tavanet e aplikimit.
Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 5 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin”, shkruan ministrja Anila Denaj në facebook.
Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe me të njëjtin protokoll prodhimi.