54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtare në periudhën janar-mars 2024, 122% më shumë krahasuar me vitin 2023!
Shifrat janë bërë të ditura nga ministri i ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja duke e konsideruar një rekord të vizitorëve në muzetë kombëtare.
Ai shkruan në rrjetin social facebook se hyrja në të gjitha muzetë është falas .
Përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan mbi 1 milion shtetas të huaj.