Jehona e turizmit shqiptar shkon në Poloni. Radio Eska e cilëson vendin tonë si një destinacion ideal edhe për pushuesit polakë.
Në artikull renditen emrat e disa plazheve të bukura shqiptare si Ksamili, Gjipeja, Dhërmiu, Borshi, Drimadhes, Jala dhe Saranda. Media polake rekomandohen të vizitohen Berati dhe Gjirokastra, dy qytete të cilat janë të përfshira në listën e Unesco-s.
Një ndër arsyet pse duhet të vizitohet Shqipëria sipas Radio Eska është edhe klima dhe çmimet e lira.
Vizitorët mund të akomodohen me çmime që variojnë nga 15 euro deri në 170 euro për natë. Një nga çmimet më të ulëta të ofruara nga agjencitë e udhëtimit është afërsisht 320 euro për person për shtatë netë mes shumë paketave të tjera që ofrojnë agjenci të ndryshme turistike.
Burimi: Radio Eska