Vazhdon jehona e mediave të huaja për turizmin në Shqipëri. E përditshmja spanjolle “PorConocer” shkruan se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar për pushime.
Në artikull rekomandohen disa qytete të vendit tonë, mes tyre Saranda, Berati, Shkodra etj.
Sipas PorConocer turistët mund të gjejnë në Shqipëri një vend të bukur , peizazhe mahnitëse malore . Po ashtu këtu mund të shijohen ushqime të shijshme me çmime të përballueshme.