Intervista me bombë e Oprah Winfrey me Meghan Markle dhe Princin Harry mund të mos ketë kënaqur Kurorën Britanike.
Dyshja nxorri në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush nuk i dinte më herët.
Së fundmi kjo intervistë kaq e bujshme është nominuar për një çmim ‘Emmy’. Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të marrin në shtëpi një trofe për rrëfimin e tyre.
Në intervistë, Markle, Dukesha e Sussex, foli për luftërat e shëndetit mendor ndërsa merrej me sulme të pamëshirshme nga tabloidët britanikë dhe një familje mbretërore jo simpatike ose antagoniste. Ajo tha se kishte menduar për vetëvrasje në një pikë veçanërisht të ulët.
“Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”, tregoi Meghan.
Çifti reflektoi në invetivat raciste të drejtuara ndaj Markle nga shtypi britanik dhe sesi raca faktorizohej në marrëdhëniet e Familjes Mbretërore me Meghan dhe Harry.
Markle, e cila është me racë të përzier, kujtoi një bisedë me një anëtar të familjes mbretërore kur ajo ishte shtatzënë me djalin e çiftit, Archie. Ajo tha se anëtari i shtëpisë mbretërore i tha asaj dhe Harry, duke iu referuar djalit të tyre, “Atij nuk do t’i jepet siguri, nuk do t’i jepet një titull dhe gjithashtu shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e tij”.
Kjo intervistë tronditi mbarë botën, vecanërisht Pallatin Mbretëror.
BURIMI:/deadline.com/