Pas kundërshtimit të të forta të qytetarëve të zonës, anullohet
përfundimisht ndërtimi i HEC-i nëKanionin e Holtës në Gramsh .
Mininistria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur nga puna sot
për shembjen e digës së betonit të ndërtuar në afërsi tëKanionit.
Zëvendësministri , Hantin Bonati tha se do të punohet deri në kthimin
e territorit në të njëjtën gjendje në të cilën ishte para se të
realizoheshin punimet
“Jemi këtu për këtë vepër ndërtimore këtu pas dëgjesave që kemi bërë
me komunitetin, banorët e zonës por edhe me persona të tjerë që e
frekuentojnë Kanionin e Holtës, dhe analiza që është bërë nga
Ministria e Infrastrukturës dhe Ministritë e tjera dhe për të parë
problematikën që kjo krijon. Sot jemi këtu për të prishur këtë vepër
ndërtimore e cila edhe nga shqetësimet e ngritura dëmton edhe
peizazhin dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme me
rikuperimin komplet të pjesës lumore sikurse ka qenë”, u shpreh
Bonati.
Kanioni i Holtës është një nga pikat turistike më të vizituar në
bashkinë e Gramshit.